E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mungesa e aboneve minus 78 mln leke per xhepat e qytetareve

Cdo muaj shiten rreth 65 mije abone te pergjithshme ndersa numerohen me shume se 100 mije qytetare qe udhetojne me autobuse

Veteranet invalidet e punes dhe te verbrit reagojne ashper ndaj vendimit drastik te operatoreve urbane qe i ndalon ata te udhetojne falas ne linjat e transportit qytetas nga data 1 nentor. 8232Kryetari i Shoqates se te Verberve te Shqiperise Sinan Tafaj tha se ky urdher shkel hapur ligjet e Kuvendit te Shqiperise i cili ka percaktuar qarte kategorite qe perfitojne sherbime falas nga shteti. Te njejtin reagim ka bere edhe kryetari i Shoqates se Invalideve te Punes se Shqiperise Abdulla Omuri i cili e ka cilesuar antiligjor urdhrin e Shoqates se Transportit Urban.

Ne kuader te kesaj logjike shoqata e tij ka bere gati kunderpergjigjen ndaj vendimit drastik te operatoreve urbane.8232Mystera Sulo veteran i luftes antifashiste nacionalclirimtare e con me tej argumentin per shkelje te ligjit duke e cilesuar mohimin e se drejtes per udhetim falas te veteraneve si mosnjohje te luftes fakt per te cilin shteti eshte pergjegjes.8232Statistikat

Edhe pse jemi ne fund te muajit tetor dite kur duhet te kishin dale ne treg abonete per linjat e ndryshme urbane te qytetit mesohet se ne pikat e shperndarjes se aboneve ne Tirane ato nuk ekzistojne. Sipas te dhenave te Shoqates se Transportit Urban cdo muaj shiten rreth 65 mije abone te pergjithshme ndersa numerohen me shume se 100 mije qytetare qe udhetojne cdo dite me autobuse.

Nisur nga nje perllogaritje e thjeshte rezulton se per 65 mije persona qe blinin abone me cmim 1200 leke ne muaj shpenzimi arrin deri ne 78 milione leke. Me mungesen e abonese duke marre nje cmim mesatar ditor shpenzimi per biletat rreth 80 leke do te duhet te paguajne ne total 156 milione leke ose rreth 78 milione leke me shume diferenca nga mungesa e abonese. Nga totali del se cdo individ do paguaje ekstra nga xhepi i tij rreth 1200 leke ne muaj qe konsiderohet humbje si mungese e abonese.

Arsyeja e vendimit te shoqates per mosnjohje te aboneve dhe udhetimit falas per disa kategori nga data 1 nentor e ketij muaji eshte argumentuar me faktin se qeveria duhet te aplikoje skemen e rimbursimit per keto sherbime.8232Kjo situate ka sjelle perplasje te forta edhe mes institucioneve pergjegjese sic eshte Bashkia dhe Ministria e Financave e cila reagoi per kete ceshtje jo me larg se dy dite me pare.

Problemi

Kater dite me pare Shoqata e Transportit Qytetas tha se nuk do te shiten me abone per pasoje qytetaret qe perdorin autobuset duhet te blejne bileta njeudhetimeshe qe kushton 30 leke.

Shkak per kete sipas perfaqesuesve te kesaj shoqate eshte bere bllokimi i buxhetit te Bashkise se Tiranes per vitin 2010-2011 nga i cili varet edhe fondi qe do lsquoti akordohet ketij sherbimi.

Mbledhja e munguar e keshillit bashkiak ka mbajtur peng ceshtjen e ngritur nga Shoqata e Transporteve per rregullimin dhe rishqyrtimin e tarifave per transport.

Ultimatumi i vendosur nga Shoqata e Transportit per Bashkine e Tiranes merr fund ne daten 31 tetor. Shoqata e Transporteve kercenon qe nese nuk merren masa per keto tarifa atehere ajo nuk do ti njohe me abonete mujore.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›