Mungesa e bursës pengon zhvillimin ekonomik
-490x320-490x320.jpg)
Derisa drejtues të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave nuk kanë ndonjë datë të saktë se kur Kosova do të bëhet me bursë dhe thonë se themelimi i bursës nuk mund të bëhet pa përgatitjen përkatëse të legjislacionit, ekspertë të ekonomisë tërheqin vërejtjen se mungesa e një burse të tillë e dëmton zhvillimin më të shpejtë ekonomik të vendit dhe se krijimi i saj do të ofronte mundësi për fonde të reja financiare.
Ministri i Ekonomisë dhe Financave (MEF), Ahmet Shala, ka thënë për Kosovapress se është ende herët që të flitet nëse do të kemi apo jo bursën, sepse sipas tij legjislacioni ende është në fazën përmbyllëse.
“Herët mbase është dhe vështir për të diskutuar këtë çështje, sepse ende është legjislacioni duke u përmbyllur, si dhe interesi i vet atyre kompanive që duhet të bëjnë një biznes të tillë për të ardhur në Kosovë. Gjithsesi kosovarët janë të thirrur dhe kanë lirinë e vet për të iniciuar edhe bizneset”, ka thënë Shala.
Nexhat Kryeziu, zëvendësguvernator për çështje financiare në Bankën Qendrore të Kosovës, ka thënë për Kosovapress, se arsyeja që pse Kosova vazhdon të mos e ketë bursën e saj është se sepse sipas tij ambienti në të cilin ne operojmë duke përfshirë edhe infrastrukturën ligjore për bursën, kjo është ajo që bursa nuk është ende tek ne operative.
Qëllim kryesor për të pasur një bursë sipas Kryeziut është që së pari kapitali të qarkullojë mirë, të funksionalizohet tregu i letrave me vlerë dhe implementimi i ligjit për ndërmarrje publike.
“Një ndër qëllimet për me pas bursë është që kapitali të qarkullojë mirë më lirë dhe të kapitalizohen institucionet apo ndërmarrjet, të cilat kanë nevojë për kapital. Bankat kapitale janë një ndër burimet që ndërmarrjet e tilla mund të marrin kapital, atëherë çka shohim këtu, për me funksion bursa paraprakisht mendoj që ish dashtë të funksionalizohet tregu i letrave me vlerë të Qeverisë, ose të implementohet më mirë ligji për ndërmarrje publike, ku së pari të integrohen bankat komerciale të merren me këtë biznes, pastaj të mendohet me hapa më të sofistikuar, siç është bursa”, ka thënë Kryeziu.
Krijimi i bursës së Kosovës është menduar shumë herë që nga viti 2003, mirëpo sipas Kryeziut vendet e vogla me numër të banorëve sa ka Kosova dhe me numër të ndërmarrjeve të cilat janë në tregun potencial për të operuar në bursë ky numër është shumë i vogël, duke i përmendur me këtë rast edhe të mirat që ka bursa për qytetarët dhe afaristët.
“Mendoj që qytetarët e Kosovës mund të përfitojnë për shkak të bursës ose ndërmarrjet e tjera. Për shembull ato që kanë nevojë për kapital, sigurisht që nivelin e kredive që i marrin në banka komerciale kur do të ishin listuar në bursë, sigurisht do ta kishin më lehtë akses për me rrit kapitalin e tyre si biznese, qytetarët ose ndërmarrjet e tjera kishin pas opsione më shumë për të përfituar nga tregu i letrave me vlerë apo i aksioneve në bursa. Ana tjetër është që nuk duhet kurrsesi nga mendja rrezikshmërinë e aksioneve apo listimit të kompanive”, ka thënë Kryeziu.
Eksperti i ekonomisë Flamur Keqa konsideron se për krijimin e bursës Kosova fillimisht duhet të ketë të gatshme anën ligjore, gjë e cila sipas tij do të marrë kohë, ndërsa vonesat për krijimin e bursës dëmtojnë zhvillimin më të shpejtë ekonomik të vendit.
“Bursa e Kosovës me siguri që po e dëmtojnë zhvillimin më të shpejtë ekonomik të Kosovës. Dihet që përmes bursave do të rritej mundësia që të mobilizoheshin fonde të reja financiare, të cilat do të kishin funksionin e hyrjes në funksion të ekonomisë në periudha më afatgjate, kështu që mungesa e këtyre mjeteve më afatgjate absolutisht ndikon në mbarëvajtjen e zhvillimit ekonomik të Kosovës”, ka thënë Keqa.
Sipas tij, ana tjetër pozitive e krijimit të bursës do të ishte zhvillimi i një tregu më atraktiv dhe më të konsoliduar.
Bursa, është treg zyrtar i letrave me vlerë, devizave dhe mallrave të ndryshme, në të cilin agjentët e bursës përcaktojnë kurse, apo çmime mbi bazën e porosive të dhëna për blerje dhe shitje.
Po ashtu, bursa është treg i rregulluar ku individët takohen për të shkëmbyer vlera mobiliare dhe valuta të huaja, e cila hyn te kategoria e tregjeve dytësore, pasi që aty trajtohen tituj që janë hedhur në treg dhe janë në qarkullim.
Bursa është treg dytësor që paraqet operacionet e shkëmbimit në mënyrë të disiplinuar dhe që ka për detyrë të marrë prenotimet nga operatorët që marrin pjesë në bursë dhe të bëjë shitblerjen sipas ligjeve të kërkesës dhe ofertës.
Karakteristikat më të rëndësishme të bursës janë përfaqësimi në bursë i mallrave, devizave dhe letrave me vlerë si dhe koncentrimi në vend i kërkesës dhe ofertës.
Bursa e Nju Jorkut është bursa më e madhe në botë, e cila u krijua më 1792 në Wallstreet, dhe që prej vitit 1817 ka një organizim të qëndrueshëm. Anëtarësimi në këtë bursë është i lidhur me kushte të ndryshme dhe duhet regjistruar sipas rregullave të Komisionit të Efekteve dhe Këmbimit.
Çdo anëtar duhet të blejë vendin në bursë, ku anëtarët duhet të jenë agjentë tregtar ose krijues tregut, të cilët veprojnë në emër të anëtarëve të tjerë të bursës duke marrë një komision prej një deri në pesë cent për çdo aksion.
Bursa drejtohet nga Bordi i Guvernatorëve, i cili përbëhet nga persona të zgjedhur nga kategori të ndryshme anëtarësh dhe zgjedh nga gjiri i tij kryetarin dhe presidentin. /kosovapress/