Bursa e Tiranës, brenda vitit vendimmarrje konkrete

Brenda vitit qeveria do të ketë një vendimarrje konkrete për të ngritur bursën e Tiranës. Ministri i Ekonomisë Dritan Prifti thotë se në muajt e fundit ka patur konsultime intensive për këtë cështje dhe se tashmë është përzgjedhur edhe një skemë e caktuar për të bërë efektive bursën e parë shqiptare.
"Do të zgjedhim një investitor strategjik, një bursë tjetër mbase evropiane, që do të marr paketën kontrolluese të bursës së Tiranës, po gjithashtu kemi gjykuar që duhet të lëmë një hapësirë dhe sistemit bankar shqiptar, rreth 20-30 për qind të paketës, që ata të jenë dhe bashkëpronar dhe bashkëfinancues", thotë Dritan Prifti, ministër i Ekonomisë.
Tentativat për të ngritur një bursë në Tiranë janë shumë të hershme, ata kanë nisur rreth 10 vjet më parë por pa mundur asnjëherë të finalizohen. Ngritja e bursës në Tiranë do të ishte një mundësi e mirë për sigurim të likuiditetit nga kompanitë që operojnë në treg si dhe një mundësi investimi për qytetarët.
Adi Darsi