E Diel, 1 Nëntor 2026

Foshnjat e Gërdecit

 "Spiuni" u trishtua shumë nga vdekja e 17-vjeçares korçare, e cila dha shpirt nga mjekimi i gabuar. Mori në telefon edhe mjekun, i cili me zë të shuar i tha se po shkonte në vendlindje, te klinika ku kish operuar vajzën fatkeqe. Ajo iku pa e nisur moshën madhore. Por kanë ikur para saj shumë të tjerë. Ja p.sh., në Gërdec, kanë ikur krijesa që nuk patën fatin as ta shihnin dritën e diellit. Ishin foshnjat që po rriteshin në trupat e nënave të tyre, atyre punëtoreve nevojtare dhe kokulura që punonin te kapanoni i vdekjes. "Kam parë tmerr me sy",- i tha njëra prej të plagosurave "Spiunit". Ajo ishte transferuar një ditë pas tragjedisë në Spitalin e Barit, bashkë me disa prej punëtoreve. Mjekët italianë ishin tronditur nga ajo që kishin parë. Viktimat e mbijetuara të Gërdecit, nuk ishin trajtuar si gra shtatzëna në QSUT dhe mjekët e spitalit barez ishin detyruar të hiqnin foshnjat e palindura, disa 6 apo 8-muajshe, që po kalbeshin në trupat e nënave. Në QSUT u kishin dhënë vetëm ndihmën e parë, i kishin mjekuar dhe më pas ua kishin lënë në derë italianëve.

Zyrtarisht, qeveria thotë se ka 26 të vdekur. Ajo nuk mund t'i rikthejë në jetë foshnjat që nuk arritën as të dalin në dritë. Por mund të korrigjojë numrin e viktimave që vrau më 15 mars 2008 dhe t'i bëjë... ndoshta 30?

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›