“Krimi brenda familjes, denime te renda”
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, premtoi, nga Korca, se Kuvendi do te ndryshoje Kodin Penal per te dhene denimet me te renda per te gjithe ata qe kryejne krime dhe ushtrojne dhune ne familje. Pjesemarrese ne aktivitetin “Dita Kunder Dhunes ne Familje”, ne qytetin e Korces, Topalli tha se eshte vendosur tashme qe viti 2008 te jete viti kunder dhunes ne familje. “Kjo do te thote qe gjate ketij viti ne do te jemi ne fushate ne te gjithe Shqiperine per eliminimin e ketij fenomeni”, tha Topalli. Kryeparlamentarja tha se shteti duhet te perqendroje energjite e tij ne luften kunder dhunes ne familje, sepse forca e nje shteti nuk jane ushtria, nuk jane parate, por jane shpirti dhe dashuria qe ne u transmetojne me te rinjve, femijeve tane qe do te rriten neser. Topalli kerkoi dhe ndihmen e medias per t’i dhene me shume hapesire grave qe do te guxojne te flasin kunder dhunes apo cdo femije qe do te guxoje te flase po per kete ceshtje.