E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liri Berisha financon qendren e re

Qendra rajonale te hemoglobinopatise, ne te cilen pritet te kryen transplantimet e palces se kockes per femijet talasemike eshte nje investim i perbashket i Ministrise se Shendetesise dhe Fondacioni i Femijeve shqiptare. Zonja Liri Brisha, e shoqeruar nga ministri i Shendetesise, Nard Ndoka, ish-ministri Cikuli, si dhe nga deputetet e zones inauguruan dje kete qender, e cila pritet te filloje shume shpejt nga funksionimi. Per kete qender eshte shpenzuar nga Ministria e Shendetesise shuma prej 8 milione lekesh per rikonstruksionin e godines dhe ambienteve te brendshme. Nderkohe qe shuma prej 100 mije euro eshte siguruar nga Fondacioni i Femijeve Shqiptare, i drejtuar nga bashkeshortja e Kryeministrit, Liri Berisha. Kjo qender rajonale eshte pajisur me aparatura moderne elektronike, nderkohe qe dhomat jane te pajisura me shtreter, me televizore, si per femije ashtu edhe per te rritur, si dhe me te gjitha ambientet e nevojshme. "Me kete qender te re dhe moderne te semuret me talasemi nuk do te udhetojne drejt Tiranes, por do te stacionohen ne Lushnje. Kjo qender do t'u sherbeje gjithe te semureve nga Shqiperia e jugut", eshte shprehur drejtuesja e Fondacioni i Femijeve shqiptare, Liri Berisha. Gjithashtu, ajo falenderoi te gjithe firmat sponsorizuese te fondacionit. Te ardhurat mbledhura nga ky fondacion shkuan per pajisjen e kesaj qendre me aparatura moderne.
Inspektimet, largohen 18 mije familje
Vetem gjate vitit 2007 jane larguar nga skema e ndihmes ekonomike 18 mije familje dhe persona me aftesi te kufizuar, te cilet perfitonin padrejtesisht pagesen. Sipas Sherbimit Social Shteteror, jane ushtruar 465 inspektime. Nga vendosja e kritereve te reja per perfitimin e Ndihmes Ekonomike jane larguar 8 mije familje, kurse 10 mije te tjere kane rezultuar abuzues. "Ky reduktim i skemes se ndihmes ekonomike ne rreth 16%, si 11-mujor per vitin 2007, jo vetem qe shkon ne korrelacion, por dhe i trefishon objektivat tona, ne lidhje me uljen ne masen 5% per vitin 2007, te familjeve abuzive qe perfitojne ne menyre te padrejte pagesen e ndihmes ekonomike", thuhet ne njoftimin per shtyp te Sherbimit Social Shteteror. Nderkohe per punonjesit e administrates, te cilet kane lejuar keto shkelje, jane marre edhe masat perkatese. Ne total per te gjitha rastet e konstatuara jane propozuar 14 largime nga puna, 42 gjoba, 122 verejtje, si dhe eshte lene detyre kthimi i perfitimeve te padrejta per shumen 14400000 leke.
Nga te dhenat rezulton se nje vit me pare rreth 114 000 familje kane perfituar pagesen e mases se ndihmes ekonomike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›