E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mungesa e reshjeve, nis rënia e nivelit të Fierzës

Mungesa e reshjeve në vend këtë muaj ka bërë që niveli i liqenit të Fierzës të ulet me 11 cm duke shënuar nivelin e 282.35 metrave. Krahasuar me pikën maksimale që është 296 metra, rezulton se niveli aktual është 13 metër poshtë saj. Ndërkaq nëse dimri do të vazhdojë të jetë kaq i thatë, druhet se do të përballemi me ulje të mëtejshme të nivelit, i cili muaj më parë zbriti shumë pranë pikës kritike. Gjithesi prodhimi në vend është krahasimisht më i lartë sesa eksporti në masën 912 gigavat/orë energji elektrike, ndërsa konsumi i energjisë në vend llogaritet në 19.436 gigavat/orë energji.

16 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›