Braçe: Rritja e çmimit të energjisë, goditje fatale për shqiptarët
Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar dje ndaj vendimit të qeverisë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Sipas Braçes, ky vendim do të rezultojë fatal dhe shkatërrues për ekonominë e qindëra mijëra familjeve të thjeshta shqiptare si dhe biznesve në vend. “Qeveria dhe personalisht Kryeministri i vendit, Sali Berisha, sapo i dhanë një tjetër goditje shtresave më të gjera të popullit, përmes rritjes së paralajmëruar të çmimit të energjisë elektrike, veçanërisht për familjet shqiptare dhe për bizneset. Rritja e çmimit të energjisë elektrike është një stimul i ri për një valë të re të rritjesh të çmimeve në treg, që do të boshatisë që 15 ditshin e parë portofolet e mësuesve, mjekëve, infermierëve, policëve, nivelit të ulët dhe të mesëm të administratës, apo nivelit të ulët dhe të mesëm të të gjithë sektorëve në vend”, tha Braçe.
16 Shkurt 2008