E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha në Himarë:Shqiptarët nuk janënë krizë

HIMARE- Berisha në Jon për pushime, nuk harron inaugurimet. Në Pilur, kreu i qeverisë inaguroi segmentin e parë rrugor që lidh fshatin turistik me rrugën nacionale të bregut, një zonë që njihet edhe për traditën e pasur folklorike.

Në zonën turistike të Bashkisë së Himarës kryeministri tha se janë ndërtuar 60 kilometra rrugë, 40 prej të cilave vetëm në fshatra, duke i dhënë, sipas tij, një zhvillim të menjëhershëm turizmit. 

“Këto ditë jam me pushime, por kënaqësia ime e madhe është se kësaj here pushimet e mija kombinohen cdo ditë me inaugurime rrugësh të reja, investimesh të reja. Nga viti 2004, kur Shqipërinë e vizituan vetëm 300 mijë vizitorë, vitin e kaluar ne pritëm 3 milionë. Ju jap fjalën se betejën kundër korrupsionit, përsa kohë të më votoni mua, do ta kem betejën e parë për jetë e vdekje” u shpreh Berisha.

Nga Piluri i Himarës, Berisha i është drejtuar sërish opozitës duke theksuar se ekonomia e saj nuk është në krizë.

“Dëgjoni se si bërtasin, se si përpiqen të mbjellin trillim dhe mashtrim cdo ditë, se si derdhin lotë krokodili për borxhin. Nuk i këmi borxh askujt, ne asnjë qindarkë nuk kemi marrë borxh për rrogat tuaja e për pensionet tuaja asnjëherë. Sot kemi një Shqipëri tjetër, një Shqipëri qytetarët e së cilës brenda muajve të fundit të këtij viti do të lëvizin të lirë në mbarë Europën.” theksoi kryeministri.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›