Mungesa e sinjalistikësnë Fushë Krujë-Milotburim aksidentesh
FUSHë KRUJë- Sezoni i verës shoqërohet edhe me rritjen e lëvizjeve në rrugët më kryesore të vendit. Autostrada Fushë Krujë-Milot shënon jo vetëm fluksin më të lartë por edhe numrin më të madh të aksidenteve rrugore, shpesh me pasojë vdekjen.
Shkaku kryesor i aksidenteve të shumta është mungesa e sinjalistikës në këtë autostradë. Mjetet qarkullojnë pa patur asnjë tabelë sinjalizuese për shpejtësinë, rrezikun, apo paralajmërim sikurse duhet të ndodhë në rastet e kryeqëzimit të autostradës me rrugët dytësore.
Rreziku më i lartë mbetet kur automjetet tentojnë të hyjnë nga rrugët dytësore në autostradë, në gjatësinë e së cilës qarkullojnë mjete të tjera me shpejtësi të ndryshme.
Ndërkohë problem mbetet edhe mungesa e sinjalistikës për punimet në autostradë.
(e.n/news24/BalkanWeb)