Shi në Tiranëpërmbytet Don Bosko
TIRANE- Shiu i paradites në Tiranë ka përmbytur me dhjetëra familje në rrugën Don Bosko. Banorët ankohen se kjo situatë përsëritet sa herë që ka rreshje për shkak të bllokimit të kolektorëve.
Uji mbulon rrugët dhe depërton deri në banesa ndërsa banorët thonë se situata bëhet edhe më e rëndë kur shirat vazhdojnë me ditë të tëra.
“Po bëjme 2-3 vjet që sa herë bie shi përmbytemi. Nuk kemi nga të kalojmë, fëmijët po na bien në puseta, të merren masa se kështu është e pamundur” shprehen banorët.
Banorët e zonës deklarojnë se janë ankuar për këtë situatë, por deri tani nuk kanë marrë zgjidhje.
(e.n/news24/BalkanWeb)