E Diel, 1 Nëntor 2026

Mungesa e strehimit në Laç, banorët jetojnë në ish-konviktet

Dhjetëra banorë në qytetin e Lacit vuajnë problemin e strehimit. Ky është një nga shetësimet e mëdha për qytetarët e Lacit. Disa prej tyre jetojnë prej 20 vitesh në ish-konviktin e këtij qyteti, por edhe në këtë strehim të përkohshëm mungojnë kushtet me jetike.

Banorët tregojnë se deri tani nuk kanë patur asnjë mbështetje nga pushteti lokal. Me e keqja është se këta banorë rrezikohen nga sëmundjet infektive për shkak të kushteve higjeno-sanitare.
 

Ndërsa këto lagje janë lënë në harresë, pranë ndërtesave të tyre ka pirgje të mëdha plehrash. Jetesa e ketyre banoreve bëhet në kushte të vështira, ndërsa ata bëjnë apel për zgjidhjen e këtij problemi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›