Avokatët kosovarë vizitë në familjen e Haradinaj

Delegacioni i Odës së Avokatëve të Kosovës nën udhëheqjen e kryetarit, Ibrahim Dobruna, kanë vizituar kullat e Haradinajve në Gllogjan, ku është pritur nga babai i Ramush Haradinaj, Hilmi Haradinaj.
Kryetari i OAK-së, Ibrahim Dobruna është shprehur se Oda e Avokatëve të Kosovës është duke e ndjekur me vëmendje procesin gjyqësor ndaj ish kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili është duke u gjykuar në Gjykatën e Hagës. Dobruna tha se të gjitha provat na japin të besojmë thellë së shumë shpejt do të merret një verdikt lirues dhe Haradinaj presim të jetë në mesin e familjes së tij dhe të japë kontribut për shtetin e Kosovës.
Në anën tjetër, babai i Ramush Haradinajt, Hilmi Haradinaj falënderoi delegacionin e Odës së Avokatëve të Kosovës për vizitën dhe shprehu shpresën se një ditë pafajësia do të dëshmohet dhe Ramushi me të tjerët do t`i bashkohen familjeve të tyre dhe vendit të vet.