Krim ne familje ne Shengjin 3 viktima
Një krim brenda familjes ka tronditur Shëngjinin mëngjesin e së shtunës, duke shkaktuar 3 viktima dhe një fëmijë 9 vjecar të plagosur. Ngjarja është shënuar rreth orës 6 e 30 minuta në shtëpine e dy prej viktimave, ndërsa më pas autori ka qëlluar veten në banesën e tij, që ndodhej vetëm pak metra më larg. Efektivi i burgut të Shënkollit Sandër Prendi 48 vjeç është bërë gati për të shkuar në vendin e punës, por është rikthyer te hyrja ku po pushonte motra e tij dhe pasi ka debatuar me të, ai ka nxjerre armën e shërbimit dhe ka qëlluar për vdekje motrën e tij Dana Prendi 45 vjeçe, kunatin italian Luigji Denicassa 50 vjeç, ndërsa ka plagosur nipin 9 vjeçar N.Denicassa. Pasi ka kryer krimin 48 vjeçari Prendi ka dalë nga banesa ku kishte kryer krimin dhe është kthyer në dhomën e tij, duke shkrehur edhe një plumb mbi veten, që i shkaktoi vdekjen e menjëhershme. Nuk dihen ende shkaqet që detyruan 48 vjeçarin të kryejë këtë krim të rëndë, por burime nga policia e Lezhës kanë bërë të ditur se shkak është bërë një konflik familjar që kishin mes tyre motër e vëlla. Policia ka marrë në pyetje familjarë të viktimave dhe disa komshinj të tyre, të cilët mund të hedhin dritë mbi debatin e zhvilluar mëngjesin e sotëm mes tyre, për të faktuar motivet e këtij krimi të rëndë.