E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mungesa e ujit, Ujësjellësi i Fierit garanton banorët

Vuajtjet e banorëve të Fierit për furnizim me ujë të pijshëm do të marrin fund. Kjo, pasi banorët do të kenë në cezmat e tyre ujë të pijshëm 24 orë, pasi në sistemin e ujësjellësit janë kryer investime të reja për të mos lejuar asnjë zonë pa ujë në këto temperatura të larta në mes të pikut të verës.
 

Sipas drejtorit teknik te Ujesjellesit në Fier, Pirro Ndreu, problemet e mungesës së ujit të pijshëm nuk do të përsëriten më gjatë stinës së nxehtë të verës, ndërsa ka garantuar edhe cilësinë e ujit për konsumim.
 

Gjatë kësaj periudhe shumë zona të rrethit të Fierit janë përballur me mungesën e ujit të pijshëm, si pasojë e amortizimit të rrjetit të uejësjellësit. Ka munguar jo vetëm uji i pijshëm, por edhe për vaditjen e tokave me të mbjellat e stinës, duke krijuar shumë dëme tek fermerët.
 

Banoret jane detyruar te garantojne ujin me metoda alternative, si ne puse, ku uji nuk ishte i kontrolluar dhe i rrezikshem per shendetin e konsumatoreve.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›