Haxhinasto viziton studenten e dalë nga koma

Gjatë qëndrimit të tij në Austri, zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto vizitoi sot studenten e aksidentuar në tragjedinë e Himarës. Ai konstatoi me kënaqësi se pas daljes nga koma, gjendja e saj është duke u përmirësuar. Tani Eriselda ka nevojë për vazhdimin e mjekimit intensiv dhe për qetësi.
Ministri Haxhinasto u interesua pranë stafit mjekësor të spitalit për gjendjen shëndetësore të Eriseldës dhe i falenderoi ata për përkujdesjen e treguar dhe trajtimin që i kanë bërë studentes së aksidentuar.
Pas 24 ditësh, studentja Eriselda Gubere ka dalë nga gjendja e komës. 21 vjeçarja nga fshati Shakuj i Lushnjes është përmendur mbasditen e 14 qershorit në spitalin austriak, ku po kurohej prej mëse dy javësh. Të afërmit e saj janë gëzuar jashtë mase.
Ata kanë thënë se vajza ka hapur sytë dhe ka folur. Ajo është shprehur se nuk mban mend asgjë nga aksidenti i rëndë, ne te cilin humben jeten 11 shoqe te saj, shoferi i autobusit dhe i fejuari i njeres prej vajzave. Mjekët kanë këshilluar që të mos bëjnë shumë pyetje. Shoqja e Eriseldës, Florije Peci është akoma në koma.