E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mungojnë 100 njohjet e premtuara

Republika e Kosovës nuk duket se do t’i ketë 100 njohje deri në pesë vjetorin e pavarësisë së vendit siç pati premtuar ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj.

Zëdhënësi i kësaj ministrie Artan Behrami ka thënë se pavarësisht kësaj, Kosova e ka forcuar pozitën e saj në marrëdhënie ndërkombëtare.

“Më e rëndësishme se njohjet janë në këto pesë vite republika ka arritur ta forcojë pozitën e saj”, ka thënë Behrami në KTV.

Ndërkaq deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje!, Alma Lama, thotë se kjo ngecje po vjen për shkak të imazhit të Kosovës
“Ky imazh tepër negativ që e ka Kosova sot nuk do të çojë deri te njohjet” , ka thënë Lama. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›