E Diel, 1 Nëntor 2026

Zharku: Partia kanë besuar në pafajësinë time, më ka rikandiduar

Në një intervistë të emisionit “Pa rrotulla” në një klub nate në Suedi dhe të transmetuar për herë të parë si emision në KTV, i cili më parë transmetohej në RTK, i arratisuri Xhabir Zharku flet gjerë e gjatë për përvojën e tij të ikjes nga drejtësia.

Ai i qetë nga Suedia, ka treguar se sa i pafajshëm ndjehet, sa pak konsideratë ka për faktorin ndërkombëtar dhe thotë se partia e tij i ka besuar se është i pafajshëm.

“Po edhe kolegët e mi të partisë mendojnë se jam i pafajshëm se në të kundërtën nuk do të rikandidohesha. Kur ata kanë pranuar që unë të kandidohem për herën e dytë ata e kanë ditur se unë jam i pafajshëm”
Ai ka thënë se drejtësinë do ta bëjë prej Suedisë.

“Nuk kam dashur që të kërkoj ndihmë prej asnjë ministri. Dhe nuk më ka ndihmuar asnjë ministër, kjo nuk është e vërtetë. Prandaj unë do ta bëj drejtësinë prej Suedisë”, ka thnëë

Ai i ka komentuar edhe deklaratat e qeverisë. “Kur i kam dëgjuar duke më kritikuar për faktin që e kam lëshuar Kosovën këtë njerëz kam thënë jo se imazhi i Kosovës nuk rregullohet po shkova unë në burg”, ka thënë ai.

Zharku ka pranuar një moment kur do të dorëzohej. “Nëse unë bindem se jam fajtor, kthehem në Kosovë dhe e mbaj burgun”
Ai e ka pranuar se i ka dërguar Bajram Rexhepit sms për Vitin e Ri.

“Unë mundem mos me u pajtu me Bajrman Rexhepin, Hajredin Kuçin por shokët i kam prapë shokë, dhe ua kam uruar Vitin e Ri të gjithëve që i kam të regjsitruar në telefon”, ka pohuar ai.

Sipas tij, ai po ikën sepse nuk do të dënohet meqë konsideron se është i pafajshëm.

“Dëshmitë e dhëna për dëshmitarët nuk janë pista për të marrë vendime, ato duhen të shërbejnë vetëm për të nisur hetimet. Ka raste edhe në Kosovë që njerëzit janë dënuar të pafajshëm në Kosovë”, ka thënë Zharku./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›