Korce Vrasja e Liljana Arapit gjykata pranon gjykimin e shkurtuar per Dumken
84-vjecari Gaqo Dumka i akuzuar per vrasjen e Liljana Arapit do te perfitoje nga gjykimi i shkurtuar. Gjykata Korces ka pranuar dje kerkesen e bere nga i pandehuri dhe avokati i tij mbrojtes per te mos iu nenshtruar hetimit gjyqesor. Tashme pritet qe prokuroria te paraqese perfundimet e saj dhe me pas gjykata te shpalle vendimin per Dumken. Akuza qe rendon mbi 84-vjecarin eshte ajo e vrasjes me paramendim per te cilen parashikohet nje denim deri ne 25 vite burg. Pas ngjarjes Policia e Korces arriti te gjeje te gjitha pjeset e trupit te viktimes te mbeshtjella ne qese plasmasi pervec pjeses se kokes e cila nuk u gjet asnjehere e plote. Vrasja u krye ne dhomen e ndenjes aty ku 84-vjecari kishte fshehur dhe armet e ftohta me te cilat e kishte paramenduar se do ta vriste.