Mungojnë mësuesit e greqishtes/ ZVA Dropull: Të rriten kreditet e masterit për mësuesi

Viti mësimor 2023–2024 filloi me mungesa të stafit pedagogjik në shkollat e minoritetit etnik grek. Konkretisht, vendet vakante të arsimtarëve enidentohen në lëndët që zhvillohen në gjuhën amtare.
Në fakt, kjo situatë u krijua pas Udhëzimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve në vitin 2022, nëpërmjet të cilit duhet të shkrihen klasat kolektive në shkollat e minoritetit grek. Kështu që automatikisht lindi nevoja për shtimin e stafit pedagogjik.
Ky problem është zgjidhur nga Zyra Vendore Arsimore Finiq-Dropull, por në Ministrinë e Arsimit janë dorëzuar edhe disa propozime.
“Të dy masterat që ekzistojnë në Universitetin e Gjirokastrës, njëri është për gjuhë-letërsi dhe kulturë greke, ndërsa tjetri është për shkollën fillore, por kreditet e parashikuara janë të pamjaftueshme për t’u renditur në listën e kandidatvëe që kërkojnë leje për profesionin e mësuesit,” thotë Ziso Lluci, drejtor i ZVA Finiq-Dropull.
Në bashkitë e Finiqit dhe të Dropullit funksionojnë tre shkolla publike të bashkuara, dy shkolla 9-vjeçare, si dhe disa institucione të arsimit parashkollor.
Gazetar: Xh. Ka
/rtsh.al/