PD, e percare per Presidentin
Partia Demokratike vijon te jete e percare lidhur me menyren e zgjedhjes se kreut te shtetit. Keshtu, te ndare dy grupime, ligjvenesit demokrate, sjellin dy variante per nje proces te tille. Ne fillim te diskutimeve, mbi kete ceshtje, demokratet propozuan zgjedhjen e Presidentit me pese raunde, dhe ne rast te deshtimit te ketij procesi nga Kuvendi, atehere vendi shkon ne zgjedhje te parakohshme dhe kreu i shtetit zgjidhet nga parlamenti i ri, me shumice te thjeshte. Nderkohe qe pak dite pas zbardhjes se ketij propozimi, nje grup prej 28 deputetesh, po te Partise Demokratike, depozituan ne Komisionin e Ligjeve nje tjeter propozim, po per kete ceshtje. Ne propozimin e tyre, demokratet kerkon qe zgjedhja e Presidentit te behej nga sovrani, pra ne procesin per zgjedhjen e tij, Kuvendi te mos ishte i perfshire. Por, ne Komisionin e Ligjeve nje propozim i tille nuk gjeti konsensusin e shumices se anetareve te ketij komisioni. Ky komision gjate miratimit te paketes mbi amendamentet kushtetuese per sistemin politik dhe ate zgjedhor, miratoi me shumice votash nder te tjera miratoi dhe zgjedhjen e Presidentit nga Kuvendi me shumice te thjeshte.
Paketa e ndryshimeve, debatet
Partia Socialiste pati paraqitur ne Kuvend vetem nismen per amendimin e neneve perkatese ne Kushtetute, lidhur me sistemin zgjedhor. Nderkohe qe ne momentin kur nisi diskutimi ne Komisionin e Ligjeve mbi kete pakete, Partia Demokratike paraqiti ndryshime te tjera kushtetuese. Sikurse u be e ditur negociatoret e PS kerkuan ndarjen e dy nismave dhe respektimin e procedurave konform Kushtetutes dhe nje proces te arsyeshem konsultimesh e debati per nismen e PD. Me insistimin e PD per te nderlidhur te dy nismat, PS pranoi te behej pjese e shqyrtimit duke u perqendruar ne rendesine e thelbit te kesaj reforme politike, pra miratimin e sistemit zgjedhor dhe konsolidimin e sistemit politik. Por, lidhur me propozimet e PD-se, socialistet dhane alternativat dhe kundershtite e tyre. Keshtu, PS refuzoi kategorikisht amendimin per "kunderfirmosjen e dekreteve te Presidentit". Ofroi qendrimin alternativ per zgjedhjen e Presidentit, ku mbi bazen e propozimit te PD, kerkohej qe ne raundin e peste te kalohej ne zgjedhjen e Presidentit ne popull. Por, ne kete pike, hasi ne kundershtimin e pales demokrate, dhe per kete arsye ne bisedime u ra dakord qe ky proces te perfshinte pese raunde, ku raundi i fundit kerkonte nje kuorum prej 70+1 te votave.