E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Toleranca fetare, vlera me e cmuar

Kryeministri Sali Berisha eshte shprehur se Shqiperia i jep nje mesazh te forte tere njerezimit per tolerancen fetare qe ka aplikuar nder shekuj. Duke shfrytezuar pervjetorin e lindjes se profetit Muhamed, kreu i qeverise shqiptare ka nenvizuar se gjate gjithe takimeve neper konferencat e ndryshme politike, gjene me te cmuar qe ka hedhur ne tavolinen e bisedimeve ka qene toleranca fetare, si nje plus shume i madh ne ecurine e Shqiperise ne strukturat euroatlantike. "Me tolerancen e shkelqyer fetare ne Shqiperi ne i japin mbare njerezimit nje mesazh te madh nga nje komb i vogel, mesazhin e dashurise, mirekuptimit dhe respektit te ndersjelle midis besimeve fetare", ka qene deklarata e djeshme e kreut te ekzekutivit shqiptar, Berisha. Kryeministri pershendeti koncertin festiv artistiko-fetar te organizuar nga Komuniteti Mysliman Shqiptar ne ambientet e Pallatit te Kongreseve, me rastin e pervjetorit te ditelindjes se Profetit Muhamed. Te pranishem ne kete koncert ishin edhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe ambasadore te akredituar ne vendin tone. Ne fjalen e tij, Kryeministri Berisha e konsideroi kete dite si diten e madhe te shpreses, besimit te Zoti, te Profeti, tek e ardhmja.

"Ne nje shekull lufterash dhe perpjekjesh, shqiptaret e Kosoves, ne asnje rast te vetem nuk pranuan te perdornin besimin fetar si nje pretekst per te drejtat e tyre", tha Berisha. Nderkohe qe nuk ka munguar te vleresoje dhe ftesen per ne aleancen e madhe te kombeve. "Ne kremtojme ditelindjen e Profetit, pas ngjarjes historike per Shqiperine dhe shqiptaret, marrjes se fteses per anetaresimin ne NATO. Ne te gjitha konferencat islamike dhe kudo qe kam marre pjese dhe do te marre pjese, para burrave te shtetit dhe bashkebiseduesve te mi, nuk kam asgje me te cmuar se sa tolerancen dhe mirekuptimin tone fetar", u shpreh me tej Kryeministri. Duke u shprehur krenar per kete vlere te kombit tone, Kryeministri Berisha siguroi se mesazhi i mirekuptimit fetar, dashurise dhe respektit per besimin e njeri-tjetrit do te marre cdo dite e me shume peshen qe i takon dhe do te lartesoje cdo dite e me shume shqiptaret ne Evrope dhe ne bote. Nderkohe qe hiresia e tij, Selim Muca, theksoi se kremtohet ditelindja e Profetit, pasi shqiptaret e Kosoves fituan pavaresine e tyre, fituan dinjitetin e tyre, pas nje shekull lufterash dhe perpjekjesh. Ky eveniment ka kaluar ne nje menyre festive me nje program te pasur artistik, me ilahi (lirika fetare) kenduar nga kengetare te njohur si Sidrit Bejleri, Myfarete Laze, Sabahet Vishnja, Dorina Garuci, Adnan Bala, Hajro Pepa e Ethem Haliti, si dhe recitime te aktoreve te njohur si Reshat Arbana, Fatos Sela, Gezim Rudi etj. Drejtues artistik ka qene Kujtim Alia e regjisor Agron Hoxha. S.P

Ambasador i SHBA ne feste

Komuniteti Mysliman i Shqiperise, sipas nje tradite te krijuar nder vite, me rastin e ditelindjes se Profetit Muhamed, ka organizuar dje ne Pallatin e Kongreseve Programin Festiv - Profeti Muhamed - Krenaria e Njerezimit me pjesemarrjen e artisteve me te medhenj te vendit. Ne kete eveniment te rendesishem kane marre pjese Kryeministri Berisha, Kryetarja e Kuvendit, Topalli, ambasadori i SHBA-se, familja mbreterore, prefekti i Tiranes, deputete, personalitete te larta te vendit. Ne fjalen e tij pershendetese kryetari i Komunitetit Mysliman, H. Selim Muca, uroi te gjithe besimtaret me rastin e lindjes se Profetit te Meshires, Muhamedit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›