Tërheqjet e detyruara të BerishësNga "Faktori Plus" Deputetët e PD humbasin personalitetin politik Kryeministri Sali Berisha për të provuar masen e mbeshtetjes qe mund te fitojne projektet personale politike prej faktorit nderkombetar,
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Tërheqjet e detyruara të BerishësNga "Faktori Plus"Deputetët e PD humbasin personalitetin politik
Kryeministri Sali Berisha për të provuar masen e mbeshtetjes qe mund te fitojne projektet personale politike prej faktorit nderkombetar, perdor pa kursyer cdo anetar te mazhorances.
Keto qendrime u provuan gjate séances se pare te kthimit te opozites ne sallen e kuendit, pas rreth 6 muajsh debat, ne 25 shkurt. Pas betimit, qe beri te vlefshem 64 mandatet parlamentare te te zgjedhurve socialiste, kreu i asamblese se kesaj partie, gramoz ruci, leshoi sfiden, qe nese ne sallen e parlamentit hapen vetem kutite e Ruzhdies, opozita eshte gati ta quaje te kryer kete beteje.
Me pas kryeministri Berisha, menjehere pas fjaleve pershendetese per opoziten shfaqi qendrimin e ndryshem ndaj hetimit te zgjedhjeve.
Pas kesaj replike grupi parlamentar socialist la sallen e kuvendit, por ishte kryetarja e Kuvendit qe leshoi provokime te drejtim te deputeteve te majte.
Draftet e opozites synonin ngritjen e komisionit per hetimin e pakufizuar dhe të pakushtëzuar te zgjedhjeve. Keto 2 nismat ligjore te socialisteve u rrezuan ne seancen maratone te 18 marsit. Mazhoranca ngriti nje komision te njenashem hetimor pa pranine e opozites. Qendrimet e prera te OSBE dhe SHBA per pavlefshmerine e komisionit parlamentar, e bene efektin tek kreu i mazhorances. Ndersa deputet e djathte ne kete komision trumbetuan me te madhe gjate gjithe javes nisjen e punes edhe pa opoziten, duke u perdorur keshtu hapur prej berishes, pasi deri edhe sot komisioni nuk eshte mbledhur asnjehere.
Nisma e dyte, edhe me flagrante se e para, ku kryeministri berisha perdori grupin e vet parlamentar per te provuar masen dhe shkallen e reagimit te nderkombetareve, ishin ndryshimet ne ligjin e sherbimit informativ.
Shqetesimit te shtuar te opozites se kreu i mazhorances me keto ndryshime po tentonte te vinte nen kontroll sherbimin inteligjent, berisha i pergjigjej me domosdoshmerine per ristrukturimin ligjor te SHISH.
Diplomatet e huaj u shprehen me pas, se ajo qe qeveria Berisha e nisi si nje reforme ligjore per Sherbimin Sekret Shteteror, ne fakt cenonte pavaresine e ketij te fundit, duke rrezikuar kthimin mbrapa ne funksionimin e ketij institucioni. Ata i bene thirrje qeverise te niste konsultimet gjithperfshirese me ekspertet nderkombetare dhe ligji te mos kaloje pa kompromisin e opozites.
Por pavaresisht presionit te hapur nderkombetar per te mos ndryshuar ligjin e sherbimit inteligjent shqiptar vetem sipas vullnetit te maxhorances, komisioni parlamentar i sigurise miratoi draftin, duke ndryshuar vetem pjeserisht disa nga pikat e debatueshme, por pa i levizuar asgje thelbit, qe alarmoi diplomatet e huaj.
E vetmja fjale qe i shtoi komisioni i sigurise, eshte se tashme SHISH do te marre pelqimin ne parim te shefit te ekzekutivit, mbi bashkepunimin me shërbimet sekrete te vendeve te tjera, kur formulimi i meparshem ishte thjesht pelqimi qe duhet te marre ky sherbim nga kryeministri.
24 orë më vonë, kur projektligji që u formulua me aq arrogancë duhet të kalonte në Kuvend, gjithçka ndryshoi. Fale nderhyrjes se Berishes ligji nuk kaloi per votim, madje nuk eshte perfshire as ne axhenden 3 javore te parlamentit.
Berisha tha se drafti eshte derguar ne zyrat e eksperteve te NATO-s dhe SHBA-së dhe do te miratohet vetem pasi te kete marre pelqimin e tyre.
Kjo terheqje e pritshme e kryeministrit ne momentin e fundit, e nxorri ate si lider te moderuar perballe nderkombetareve, ndersa deputetet e grupit te vet parlamentar, si nje mundesi per te mbajtur gjalle debatin mbi krizen, tashme pa zgjidhje.
***
Por nisma më e fundit e qeverisë, mbetet Sheshi Skënderbej. Një grup teknikësh u shfaqën sot në Shesin Skëndrebej, duke filluar të piketojnë fillimin e punimeve të dhunshme të qeverisë, po ashtu për të shpërdoruar projektin e Bashkisë, i cili është miratuar me një konkurs ndërkombëtar dhe është financuar nga qeveria e Kuvajtit.
Punonjësit e paidentifikuar që duket se janë të dërguar aty nga Ministri Olldashi, po tentojnë të asfaltojnë një shesh gjigant, i cili pas një muaji do të duhet të prishet sërish për të realizuar planin e Bashkisë.
Ministri Olldashi e konsideron këtë detyrë të lënë nga qeveria në mbledhjen e saj të fundit.
Por bashka ka reaguar sot duke theksuar se veprimi është i paligjshëm dhe vetëm sa shton tensione dhe thellon luftën e qeverisë ndaj autonomisë së pushtetit vendor.
Por siç ndodh rëndom me iniciativat e Berishës, ajo do të shuhet pas disa ditësh. Vlera e vërtetë e kësaj nisme nuk është asfalti që do të hidhet në shesh, por boja e zezë mbi punët e kundërshtarit. Disa ditë më pas Berisha do të tërhiqet dhe vartësit e tij do të sillen sikur nuk kanë bërë gjë. Kjo pasi si në të gjitha rastet, nuk kemi të bëjmë me një projekt, por me një shantazh politik ndaj kundërshtarit për të cilat harxhohen lekët e taksapaguesve shqiptarë.