Mungon Fatmira Hajdari, shtyhet gjyqi i Aldo Bares
06/01/2011 Asnjë reagim nga i pandehuri
TIRANE-Mungesa e gjyqtares Fatmira Hajdari është bërë shkak i shtyrjes së procesit gjyqësor, në ngarkim të të pandehurit Aldo Bare. Seanca gjyqësore e parashikuar ditën e djeshme nuk është zhvilluar pasi trupi gjykues nuk ishte formuar plotësisht. Nisur nga kjo situatë, gjykata vendosi të shtyjë procesin të mërkurën e ardhshme, ku pritet pyetja e dëshmitarëve të mbrojtjes. Mungesën e gjyqtares Fatmira Hajdari nuk e ka komentuar kapobanda e Lushnjës Aldo Bare, i cili herë pas herë ka sulmuar nga kafazi me fjalë të ashpra, togat e zeza, Kryeministrin e vendit, si dhe dëshmitarët që paraqiteshin në sallën e gjyqit. Bare ka lëshuar akuza, deri në kërcënime me vdekje, se ai që i prek lagunën e Karavastasë, do vritet menjëherë. Ndërkohë që për sa i përket Kryeministrit Berisha, Bare e ka sulmuar këtë të fundit duke e kërcënuar me jetë dhe sharë rëndë. Pritet që në ditët në vazhdim Prokuroria për Krime të Rënda të japë pretencën në ngarkim të kreut të Bandës së Lushnjës. Pas dëgjimit të konkluzioneve të akuzës dhe mbrojtjes, do jetë gjykata ajo që do vendosë për fatin e Aldo Bares.