Financat “çelin” arkën e shtetit
06/01/2011 Bizneset në pritje të shlyerjes së detyrimeve të prapambetura për punët publike
Buxheti i shtetit parashikon 409 miliardë lekë fonde për shpenzime dhe investime
Çelet arka e shtetit për vitin në vijim. Buxheti që do të përdoret për punët publike, shpenzimet në arsim, shëndetësi apo sektorë të tjerë prioritarë është bërë operativ që në ditët e para të vitit 2011. Më një fond 409 miliardë lekësh për shpenzime dhe investime, si dhe synimin për të realizuar 362 miliardë lekë të ardhura qeveria parashikon të ketë një deficit në nivelin e 46.8 miliardë lekësh. Buxheti i shtetit për 2011-ën ka parashikuar 40.4 miliardë lekë për arsimin, 3.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe 6.8 miliardë lekë për bujqësinë.
Problematika
Vitin e kaluar një pjesë e mirë e kompanive shqiptare u përballën me efektet e krizës financiare. Sidomos tremujori i fundit u karakterizua nga një vështirësi për pagesat dhe fondet nga buxheti i shtetit. Një prej komuniteteve të biznesit që paraqiti kërkesë për shlyerjen e pagesave ishte Shoqata e Ndërtuesve, të cilët duke komentuar prioritetet e vendosura nga Financat në buxhet për 2011 kërkuan shlyerjen e borxhit të akumuluar dhe të papaguar për punët publike, i cili arrin në rreth 90 milionë euro. “I kërkojmë qeverisë që të përfshijë në buxhetin e vitit 2011 shlyerjen e borxhit dhe të mbyllë këtë proces deri në qershor”, - kanë kërkuar drejtues të Shoqatës së Ndërtuesve. Në pritje të çeljes së fondeve të buxhetit firmat e ndërtimit janë gjendur në vështirësi financiare duke u futur në borxhe nga ana e tyre pranë bankave. Ndërkaq, sipas Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, qeveria shkurtoi rreth 147 milionë euro investime kapitale të planifikuara, megjithatë biznesi arriti të rezistojë.
Fondet e kontigjencës
Sa i përket emergjencave në buxhet janë 6.8 miliardë lekë, të cilat do të përdoren për të përballuar kostot e dëmeve të përmbytjeve të vitit të kaluar në veri të vendit. Gjatë këtij viti pritet që të nisë kompensimi i qytetarëve, pasi të përfundojë vlerësimi total i dëmeve të shkaktuara në këto zona një pjesë e të cilave ndodhet ende nën ujë. Fondet do të përdoren për të përballuar emergjencën e vitit të kaluar, por edhe situata të paparashikuara që mund të ndodhin gjatë vitit 2011. Në buxhetin e këtij viti parashikohen më konkretisht 2.4 miliardë lekë fond rezervë i Këshillit të Ministrave, ndërkohë që 4.4 miliardë lekë janë kontigjenca.
Për projektet publike do të shpenzohen 44 miliardë lekë
Projektet në infrastrukturë do të kenë pjesën më të madhe të investimeve nga buxheti i shtetit për vitin 2011. Në buxhetin, i cili ka hyrë në fuqi. përcaktohet se rrugët, strehimi, sistemet e ujësjellësve dhe punët e tjera publike të marrin nga buxheti i shtetit rreth 44 miliardë lekë. Në total, shpenzimet për vitin 2011 janë 409 miliardë lekë, që do të shkojnë për zëra të ndryshëm. Sa i përket investimeve, parashikohet që Ministria e Punëve Publike dhe Transportit të marrë pjesën më të madhe. Më konkretisht, në buxhet parashikohet që me një fond prej rreth 44 miliardë lekësh të ndërtohen dhe rehabilitohen 92 kilometra rrugë të rrjetit kombëtar. Me këtë shumë, gjithashtu do të mundësohet mirëmbajtja e rrjetit rrugor dhe rritja e cilësisë së shërbimit për furnizimin me ujë në zonat urbane në 91 për qind të totalit të popullsisë dhe për zonat rurale në 71 për qind të totalit të popullsisë. Për sa i përket rrugëve, një pjesë e financimit nga Ministria e Punëve Publike do të kalojë për ndërtimin e aksit të ri rrugor Tiranë - Elbasan. Këtë vit pritet që të nisë puna për këtë projekt disavjeçar.