Kampi i majtë mes protestave dhe forcimit të strukturave
06/01/2011 Fushata elektorale për lokalet e 8 majit
Partia Socialiste ka nisur përgatitjet për fushatën elektorale në funksion të zgjedhjeve vendore të 8 majit. Ndërkohë krahas këtyre përgatitjeve kampi i majtë pritet të mos heqë dorë dhe nga kërkesa e saj për transparencën e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit të vitit 2009. Për këtë arsye, gjatë këtyre ditëve pritet që partitë politike që janë pjesë e opozitës së bashkuar të zhvillojnë një takim me qëllim vendosjen e piketave në të cilat do të përqendrohet aksioni i ri i këtij kampi. Ndërkohë bëhet e ditur se në qendër të këtij aksioni do të jenë pikërisht protestat qytetare, kjo pasi organizimi i tubimeve do të jetë arma e fortë e së majtës kundër qeverisjes aktuale. Në kuadër të këtij qëndrimi, kryefjalë e këtyre protestave do të jetë largimi i qeverisë “Berisha”. Kështu, pritet që kampi i majtë ta përqendrojë të gjithë oponencën e tij në dy drejtime, ku veç protestave një qëndrim kritik dhe i ashpër ndaj mazhorancës do të jetë dhe Parlament. Megjithatë, kampi rozë i ka kushtuar një vëmendje të veçantë edhe procesit zgjedhor, ku që në fillim të këtij muaji të gjitha strukturat e Partisë Socialiste, nga qendra në bazë, kanë nisur punën në zbatim të të gjitha detyrave që u ka ngarkuar kupola rozë. Kjo me qëllim që në këtë fazë parapërgatitore PS-ja të hedhë hapat e sigurt drejt fitores në lokalet e 8 majit