“Parkimi” kap dy shpërndarësit e heroinës në Tiranë
06/01/2011 Shisnin tek “21 Dhjetori”, “Unaza e Re”, “Zogut i Zi”, “Stacioni i Trenit”, “Bërryli”, etj
Sekuestrohen rreth 70 gramë heroinë, e cila ishte e ndarë në 47 porcion
TIRANË- Dy të rinj u kapën dje nga Antidroga me 70 gramë heroinë të paketuar dhe gati për t’u shpërndarë. Lajmi mësohet nga burimet zyrtare të policisë së Tiranës. Grupi merrej me tregtimin e heroinës në lagje të ndryshme të kryeqytetit, teksa njëri prej tyre ishte arrestuar më parë për të njëjtën vepër penale. Në vijim të operacioneve të fundit të realizuara me sukses nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, përgjatë orëve të vona të mbrëmshme, Specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve finalizuan operacionin policor të koduar “Parkimi”, ku u arrestuan në flagrancë dy shtetas dhe më konkretisht Julian Shkalla, 19 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale të “prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike” dhe Dardan Koçi, 22 vjeç, të dy lindur dhe banues në Tiranë. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë i mundur falë një pune 3-mujore të Seksionit Kundër Narkotikëve dhe kapja e tyre u realizua në afërsi të zonës së “Bërrylit” në Tiranë. Ata vepronin me synim shpërndarjen e lëndës narkotike heroinë, në zona të ndryshme në kryeqytet, kryesisht në gjimnaze dhe vende të tjera. Pas një pune hetimore, ka rezultuar se këta shtetas, shpërndanin lëndën narkotike heroinë me një shtrirje të madhe gjeografike në Tiranë, dhe më konkretisht në zonat e “21 Dhjetorit”, “Unazë e Re”, në afërsi të “Zogut të Zi”, “Stacioni i Trenit”, zonat e “Bërrylit” dhe e “Oxhakut” në Tiranë. Ndaj shtetasve u mor masa e arrestit në flagrancë për veprën penale “prodhim, shitje të lëndëve narkotike”, në bashkëpunim, parashikuar respektivisht nga nenet 283/2 të Kodit Penal. Në momentin e arrestimit të këtyre shtetasve dhe gjatë kontrollit të banesave të tyre, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar rreth 70 gramë lëndë narkotike heroinë, e cila ishte e ndarë në 47 porcione, të cilat shërbenin për t’u shitur dhe hedhur në treg, si dhe dy automjete në pronësi të tyre. Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme.