Mungon LSI, Këshilli Bashkiak shtyn mbledhjen për buxhetin e Tiranës
Deshton mbledhja e Keshillit Bashkiak të kryeqytetit e bashkë me të edhe miratimi i buxhetit të Tiranës për këtë vit. Shkak është bërë mungesa e këshilltarëve të LSI-së, të cilët mbajnë edhe postin e kreut të këtij këshilli. Përfaqësuesit demokratë nuk pranuan që mbledhja të drejtohej nga nënkryetarët e këshillit, ndërsa socialistët kërkuan që diskutimet për buxhetin të vazhdojnë. Palët u tërhoqën për të marrë një vendim dhe kjo i dha fund edhe takimit të sotëm, që vjen pas dy muajsh heshtje.
Tashmë, është shkelur çdo afat ligjor për miratimin e dokumentit më të rëndësishëm financiar të Tiranës. Afati i fundit zyrtar për të hedhur në votë buxhetin bashkiak ishte 31 marsi. Ndërkohë që, vendorët kryeqytetas vazhdojnë të punojnë, duke shfrytëzuar një të 12-ën e fondeve të buxhetit të mëparshëm. < I mëparshmi