Zgjedhjet paralele serbe në Kosovë, thirrje për ruajtje të qetësisë

Institucionet e Kosovës nuk do të ndërhyjnë për të penguar mbajtjen e zgjedhjeve paralele të cilat Serbia i organizon këtë të dielë në veri të Kosovës. Kështu u shpreh në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Mitrovicës, kryetari i kësaj komune Avni Kastrati, ndërsa i ka bërë thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë dhe të mos provokohen nga strukturat paraleles serbe të cilat kanë për qëllim destabilizimin e situatës.
“30 Maj, pra dita e diele është një ditë kritike, ku janë paralajmëruar zgjedhjet në pjesën veriore të cilat organizohen nga Serbia e të cilat për ne janë zgjedhje të papranueshme. Mirëpo strategjia e Qeverisë së Kosovës është që ato zgjedhje të mos i pranojmë, por as të mos bëjmë ndonjë ndërhyrje fizike” thotë Kastrati.
Kuvendi Komunal i Mitrovicës përmes një deklarate politike ka kërkuar nga Qeveria që të ruajë tërësisë territoriale të Kosovës, si dhe të zbatojë Kushtetutën. Ndërkohë për situatën e sigurisë në veri është interesuar edhe lideri i Aleacës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka zhvilluar një takim me drejtuesit e policisë së Mitrovicës.
“Të gjitha protestat të cilat janë paralajmëruar janë nga pakënaqësia me punën e shtetit, me punën e organeve shtetërore. Nuk protestohet për qejf por shprehet një pakënaqësi me pushtetin aktual” thotë Nysret Maxhera, Anëtar i Asamb. Komunale nga partia ORA .
“Këto zgjedhje nuk janë zgjedhje legjitime, nuk njihet rezultatit tyre, dhe nuk përfillen, nuk e kanë peshën e ndonjë procesi të cilin e trajtojmë me çfarëdo kujdesi apo përgjegjësie ndaj tyre” thotë Haradinaj.
Kundër mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës të dielën do të mbahet një protestë e organizuar nga Lëvizja “Vetëvendosje” dhe shoqatat e dala nga lufta.
Bul Salihu < I mëparshmi