E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mungon Salihi, dhimbje koke për trajnerin

Mungesa e Hamdi Salihit, i pezulluar për dy ndeshje, e ka bërë me dhimbje koke trajerin e SV Riedit, Paul Gludovatz, pikërisht në premierën e tij para tifozerisë vendase në Bundesligë.
Sulmuesi më i mirë i Riedit, shkodrani Salihi (2 gola në dy ndeshjet e para të sezonit) u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen kundër Matersburgut , dhe trajneri 62-vjecar ka pak sulmues me përvojë në skuadrën e tij.
E vetmja alternativë e besueshme në sulm është Andreas Bamer. Gjatë sezonit të kaluar 24-vjecari realizoi 19 gola për Shvanenstadt në Ligën e Parë (Kategoria e dytë në Austri), ndërkohë që në stol është edhe 19-vjecari Manuel Shmidl, ky i fundit luajti vetëm 49 minuta sezonin e kaluar në Bundesligën Austriake.
"Për momentin nuk do të vijë asnjë sulmues i ri, gjetja e një të ri është po aq e vështirë sa para disa javësh", - citohet menaxheri i SV Ried, Shtefan Raiter.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›