Punë Skele, dy gola dhe një asist

Ervin Skela në superformë. Veprime të pastra fantazistësh të mëdhenj. Supergola. Mesfushori i avancuar i Energi Kotbusit realizoi dy gola në fitoren 3-0 në ndeshjen miqësore kundër FK Jablonec, skuadër ceke e Kategorisë së Parë.
I pari u realizuar në të 33', pas një aksioni model. Skela inicioi një kundërsulm blic, më pas Sorensen shërbeu për Rangelovin, teksa ky i fundit dha një pas preciz për shqiptarin, i cili me gjaktftohtësi shënoi golin e parë të ndeshjes.
Edhe në golin e dytë ishte Skela pikënisja. Gjuajtje e lirë pas një faulli të fituar nga Rangelov. Skela godet saktësisht dhe Rangelov me kokë dyfishoi rezultatin në minutën e 49-të.
Energie është në kulmin e saj, ndërsa Skela në momentet e frymëzimit. Në minutën e 65-të, Sorensen hodhi një top në zonë, dhe aty Skela pa u menduar gjatë realizoi golin e tretë dhe të dytin personal.
Në minutën e 78-të "heroi Skela" u zëvendësua nga Zimmerman. Të martën Energi Kotbus kishte fituar miqësoren kundër SV Allemannia 08 Jessen me rezultatin 18:1. Skela shënoi vetëm një gol në atë takim në 45 minutat e para, në të cilat mesfushori i Kombëtares shqiptare u aktivizua.
Të premten Energi do të përballet në shtëpi me Erzgebirge Aue nga Bundesliga 2, skuadër për të cilën aktizohet Skerdilajd Curri.