Mungon Subashi, shtyhen diskutimet për Gjykatën Administrative

Komisioni i Ligjeve
Debati për Gjykatën Administrative që pritej të zhvillohej sot në Komisionin e Ligjeve është shtyrë për shkak të mungesës së relatori Armando Subashi.
Deputeti i Partisë Socialiste nuk është paraqitur në mbledhjen e komisionit për arsye personale. Deri tani komisioni ka kaluar gati 20 nene të ligjit prej 50 nenesh.
Javën e kaluar po në këtë komision PD dhe PS me konsensus miratuan ngritjen e Kolegjit Administrativ, që do të jetë pjesë e Gjykatës së Lartë. /F.S/