E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konventa e Gruas kreu i LSI-se flet per reformen zgjedhore

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta ka deklaruar nga Durrësi se është kundër sistemit të ashtuquajtur spanjoll në këtë fazë të përgatitjes së reformës zgjedhore. Meta ka shfrytëzuar prezencën e tij në Konventën e Gruas për të bërë deklaratën në fjalë, duke shtuar se vota duhet të jetë e barabartë dhe se ai është dakord për një sistemi tjetër, pavarësisht formulës.

Kreu Meta është shprehur edhe për zgjedhjen e Presidentit, duke theksuar se LSI është për një proces kushtetues dhe konstruktiv.

Kryetari i LSI ka përshëndetur Konventën e Gruas në Durrës dhe është shprehur se ai personalisht dhe partia që drejton është për një rol më të madh në vendimmarrje të gruas në postet drejtuese të vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›