Shkermoqet opozita e bashkuar

“Kryeministri dhe ministrave u subvencionohen faturat e energjisë”, u shpreh Rama, duke shokuar opinionin publik me deklaratat e tij.
Në objektiv sulmi Rama vuri dhe të deleguarit e PS-së në bazë, të cilët i akuzoi si përgjegjës se pse nuk po ngjit tek qytetarët programi i rilindjes
“Sqarimi i programit është një proces shpirtëror, moral dhe ideal me njerëzit. Është lidhja me territorin ajo që e definon rolin e një anëtari Asambleje në radhë të parë, që nga të deleguarit e Kryesisë, deri te më i fundit anëtar Asambleje. Është sa herë shkon atje në territor dhe sa kontakte ke atje që e definon edhe rolin e deputetit apo deputetes së Partisë Socialiste, edhe performancën e deputetit dhe deputetes së Partisë Socialiste, edhe vlerën e shtuar që deputeti apo deputetja e Partisë Socialiste ka për këtë parti. Dhe këtë nuk e përcaktoj unë, këtë nuk e përcakton kryesia, këtë nuk e përcaktojmë ne këtu. Këtë e përcaktojnë ata që do ta përcaktojnë, ata që janë atje poshtë, me të cilët duhet të dominojë lidhja e dashurisë, e besimit dhe, sigurisht, edhe e respektit reciprok”, vuri në dukje kreu i PS-së, lidhur me një çështje të tillë.
Pas kësaj nga “Twitteri” radhën e kishin aleatët.
E quajti reagim në tym konsideratën e tyre se pikërisht lidershipi i PS është përgjegjës që e majta vijon të jetë në opozitë, duke pohuar indirekt se sistemi zgjedhor nuk do të ndryshojë. Madje Rama nuk tentoi as të joshte aleatët me anën pozitive të sistemit së me një koalicion të gjerë zgjedhor dhe me një kauzë që ngjall besim, fitorja edhe mund të jetë në anën e tyre. Kjo nga që Rama sa herë që bëhët fjalë për garë pushteti joshet ta ketë të gjithin të tijin dhe kur nuk e arrin kurban bëhen të tjerët.
Kësisoj Rilindja shqiptare e promovuar si programi për një Shqipëri tjetër, po destinohet të mbetet si një togfjalësh demoagogjie. Përmes tryezash të vakëta ku tematikat më debatueshme si taksa progresive nuk gjejnë mbështetje, Rama nuk po ia del të ngjallë besim as tek grupet e interesit as tek bashkëpunëtorët e viteve të opozitës të Edi Ramës, dhe tenton të gjejë fajtorë për funksionimin e stragjibve politike në radhët e partisë.