E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mungon avokati shtyhet gjykimi i Shullazit

Procesi

Mungesa e avokatit detyron gjyqtaret te shtyjne per te dyten here procesin gjyqesor per Emiljano Shullazin. I denuar per trafik nderkombetar te lendeve narkotike kerkon nga gjykata shuarje te mases se sigurise dhe lirimin e tij nga burgu. Kerkesa u depozitua pak kohe me pare nga avokati i te denuarit ne Gjykaten e Krimeve te Renda nderkohe qe shorti ia caktoi gjykimin Ardit Mustafajt. I denuari Shullazi pretendon se ka ekzekutuar denimin e dhene nga gjykata dhe sipas llogarise atij i duhen edhe gati dy muaj te laje duart me drejtesine. Shullazi u arrestua ne mars te vitit 2006 dhe ka qendruar ne paraburgim deri me 17 shkurt te ketij viti kur iu dha edhe vendimi nga Gjykata e Krimeve te Renda. Ishte kjo gjykate qe e shpalli fajtor dhe e denoi me 13 vjet heqje lirie por ne aplikim te gjykimit te shkurtuar i duhej te qendronte pas hekurave vetem 8 vjet. Disa muaj me vone nje vendim i Gjykates se Apelit per Krime te Renda dha per te vetem 10 vjet heqje lirie dhe po ashtu me aplikimin e gjykimit te shkurtuar i mbeteshin per te vuajtur vetem gjashte vjet e tete muaj burg. Sipas ketyre llogarive Shullazit i bie qe te lere qeline ne fund te dhjetorit 2010 apo ne janar te vitit qe vjen. Emiljano Shullazi u denua me akuzen se ka drejtuar nje organizate kriminale qe trafikonte heroine nga Turqia ne Itali duke kaluar transit ne territorin shqiptar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›