E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drejtoresha e Hipotekes se Vlores perpara drejtesise

Gjyqi

Nis procedimi penal ndaj drejtoreshes se Hipotekes se Vlores Laureta Bejkosala si dhe juristes se kesaj zyre Blerina Dhrami te cilat akuzohen per shperdorim detyre. Dje ne mesdite ka nisur procesi gjyqesor ne ngarkim te dy zyrtareve por seanca e pare ka zgjatur vetem disa minuta pasi eshte shtyre per mungese te avokatit mbrojtes te drejtoreshes se Hipotekes se Vlores. Ne seancen e djeshme te zhvilluar ne Gjykaten e Shkalles se Pare te Rrethit te Vlores ka qene e pranishme vetem juristja Blerina Dhrami nderkohe qe Bejkosala nuk ka qene e pranishme. Dhrami ka kerkuar te mbrohet prej avokatit te saj Eno Bushi i zgjedhur prej saj.

Pikenisje per procedimin ndaj dy zyrtareve eshte bere nje kallezim penal i bere ne maj te ketij viti nga Arjan Xhaferrllari noter ne Vlore. Sipas ketij te fundit juristja Blerina Dhrami ka refuzuar regjistrimin e ish-hotel Adriatikut te perfituar me kontrate shitblerje nga Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes se Pronave Publike prane Ministrise se Financave. Refuzimi eshte arsyetuar me pretendimin se per ish-hotel Adriatiku ne Vlore ishte paraqitur nje kerkese per regjistrim nga ana e trashegimtareve te shtetasit Qamil Xhyheri e cila mbante nje date te meparshme ne kohe se aplikimi i shtetasit Arjan Xhaferrllari konkretisht ne daten 05.06.2009 dhe ne keto kushte kontrata e shitjes e lidhur midis Drejtorise se Administrimit dhe Shitjes se Pronave Publike prane Ministrise se Financave dhe shoqerise Drita e Dijes sh.p.k nuk mund te regjistrohej. Sipas prokurorit te ceshtjes Maksim Sota nuk duhet te kishte refuzim nga ana e Z.R.P.P per regjistrimin e prones pasi ishte pale e trete ndersa palet ne konflikt e kishin gjetur zgjidhjen nga gjykata.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›