Shperthimi ne Koman alarmon antiterrorin
Nje sasi eksplozivi ka shperthyer pak pas mesnate ne nje automjet ne fshatin Koman te Shkodres ne vendin ku ankorohet trageti i linjes Tropoje-Koman ne afersi te diges se hidrocentralit. Nga shperthimi ka pasur demtime te konsiderueshme te disa automjeteve dhe lokaleve prane vendit ku ndodhi shperthimi. Burime policore thane se ngjarja ka ndodhur dje rreth ores 0300 te mengjesit ne vendin e quajtur Sheshi i tragetit. Po sipas tyre nje sasi eksplozivi qe dyshohet te jete tritol eshte vendosur ne pjesen e siperme te nje autoveture tip BMV me targe SH 0500 E ne pronesi te shtetasit T.Z. 33 vjec. Ngjarja ka alarmuar Policine e Shkodres pasi shperthimi ka ndodhur jo shume larg diges se hidrocentralit te Komanit qe eshte zone e rendesise se vecante. Menjehere drejt Komanit u nisen eksperte te antiterrorit dhe forca te shumta policie. Autore te dyshuar te kesaj ngjarjeje jane dy persona nga Komani por emrat e tyre per arsye hetimi nuk behen te ditur.