Ne gjyq polici vrau shokun
Dosja
Prokuroria e Krimeve te Renda ka perfunduar hetimet per punonjesin e policise Ramiz Ademi. Ai akuzohet se me date 18 maj 2010 ka vrare me arme zjarri Ton Jakinin me detyre punonjes policie ne Komisariatin e Policise te Shkodres. Vrasja ka ndodhur pas nje konflikti qe te dy keta shtetas kane pasur me njeri-tjetrin per vonesen ne marrjen e sherbimit per ruajtjen e Komunes se Bushatit. Diten e ngjarjes viktima ka shkuar prane komunes dhe menjehere ka shkembyer fjale me Ramiz Ademin. Ata jane ndeshur me grushte. Ne nje moment Ramiz Ademi ka pare se drejt tij po sulej Ton Jakini dhe ka nxjerre armen e sherbimit dhe ka qelluar mbi te duke sjelle si pasoje vdekjen e tij.