Pastrimi i parave rrezikohet ekstradimi
Ekstradimi i Albino Prudentinos drejt shtetit italian eshte vene ne rrezik. Shkak eshte bere hapja e procesit hetimor ne Shqiperi ku Prudentino dhe familjaret e tij akuzohen per pastrim parash dhe jane bere objekt i ligjit te ri Antimafie. Prokuroria ka bllokuar disa nga aktivitetet e biznes4it te Anxhelos djalit te bosit te SCU-se dhe te bashkepunetoreve te tij shqiptare duke perfshire ketu edhe kuneterit e ministres Majlinda Bregu. Pikerisht ky hetim dhe verifikim nga pala shqiptare mund te vere ne rrezik ekstradimin e tij ne Itali. Ligji shqiptar thote se shtetasi i huaj i arrestuar ne Shqiperi mund te ekstradohet ne vendlindje nese ne vendin tone nuk ndiqet penalisht. Prokuroria e Leces ende nuk ka sjelle nje kerkese per ekstradim megjithate akuza shqiptare deklaron se Albino Prudentino eshte person nen hetim ne Shqiperi dhe dyshohet se ka pastruar para.