E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mungon deri në fund të vitit

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Micah Richards do të mungojë tetë javë, pas lëndimit të gjurit, fundjavën që shkoi.

Mbrojtësi i djathtë e dëmtoi meniskun e gjurit të djathtë, në fitoren 1:0 ndaj Swansea Cityt, ndërsa pritet të rikthehet gjatë kohës së Krishtlindjeve, në fund të dhjetorit.

Richard do ta fillojë programin rehabilitues javën e ardhshme, ndërsa ai pritet të rikthehet në fushën e blertë pas dy muajsh. Krahun e djathtë të mbrojtjes në këtë periudhë pritet ta mbulojë gjatë tërë kohës argjentinasi Pablo Zabaleta, por shpejt pritet edhe rikthimi i të lënduarit tjetër, brazilianit Maicon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›