Mungon edhe NestaMilani me problemepara Kaljarit
MILANO- Milani do të luajë një transfertë të vështirë të enjten kundër Kaljarit, ndërsa problemet për trajnerin Masimiliano Alegri duken të panumërta. Pas skualifikimit të Zllatan Ibrahimoviç, një tjetër lojtar që nuk do të luajë është Alesandro Nesta. “Nesta ka ndjerë një shqetësim dhe vështirë se do të luajë ndaj Kaljarit”, tha tekniku i Milanit. Por, ndërkohë është rikuperuar Tiago Silva, që do të jetë në fushë nga minuta e parë, së bashku me Paton dhe Robinjon. Në dyshim është ende edhe Kasano, nëse do të luajë titullar apo do ta nisë nga stoli. “Antonio me 70 % do ta nisë nga pankina, por ka ende 30 % mundësi që të jetë titullar, - sqaroi Alegri. – A ka ndryshuar Kasano? Për të, Milani është treni i fundit i karrierës dhe ai nuk dëshiron të dështojë”.
Ronaldinjo
Janë shuar thuajse të gjitha dyshimet në lidhje me kalimin e Ronaldinjos te Gremio. Sipas shtypit brazilian, vëllai i fantazistit të Milanit ka patur sot një takim me drejtuesit e klubit të famshëm të Brazilit dhe zyrtarizimi duket shumë pranë. Ndërkohë, një gjë të tillë e kanë përforcuar edhe fjalët e vetë Ronaldinjos. “Unë nuk jam objekt për t’u shitur në ankand, - tha ai. – Nëse do ishte për mua, do kisha firmosur tashmë me Gremion. Problem është kërkesa e Milanit, jo rroga ime”, shtoi Dinjo.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)