E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sheiku i Malagas, betejë meMurinjon për Adebajor

MADRID- Malaga duket se është bërë konkurrenti më i fortë i Realit të Madridit në Spanjë. Pasi është blerë nga sheiku Al Thani, një milioner dhe biznesmen nga Katari, klubi ishullor ka nisur një fushatë të vërtetë blerjesh. Në fillim u ndryshua trajneri, duke vendosur në vend të Zhezualdo Ferreirës Manuel Pelegrinin, ndërsa vetëm në këto ditë të para të merkatos së janarit, janë blerë Enco Mareska, Zhulio Baptista, Martin Demikelis, Asenjo dhe Kamaço.

Por, asgjë nuk ka mbaruar këtu, sepse objektivi i radhës i këtij klubi është Emanuel Adebajor, i nxjerrë në shitje nga Mançester Siti, që ka marrë Edin Xhekon. Por, sulmuesi togolez është edhe në orbitën e Realit të Madridit dhe të Zhoze Murinjos. Portugezi ka në dispozicion aktualisht vetëm Benzema, pasi Higuain është i dëmtuar. Megjithatë, marrja e Adebajor do të thotë se madrilenët duhet të largojnë një futbollist, pasi në Spanjë nuk mund të mbash më shumë se 25 të federuar. Në këtë mënyrë, i sakrifikuari duket se do të jetë Higuain, i cili do të operohet dhe me shumë mundësi do ta mbyllë sezonin.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›