Mungon koalicioni për qeverinë e re, Greqia drejt përsëritjes së zgjedhjeve
Lideri i së majtës greke Alexis Tsipras refuzoi një mandat për koalicion qeveritar të martën duke thënë se ishte duke u bërë gati për zgjedhjet e ardhshme në qershor, pas asaj që quajti një mundje të dhimbshme për partinë Syriza.
Kryeministri Kyriakos Mitsotakis, i cili me partinë e tij Demokracia e re fitoi 40.8% të votave të shtunën kundrejtë 20.1% të fituara nga Syriza, ishte shprehur kundër koalicionit më herët dhe ka kërkuar ripërsëritjen e zgjedhjeve me besimin e një fitoreje të madhe.
“S’kam asnjë arsye për të mohuar që rezultati elektoral ishte shokues, ishte i papritur,”- tha Tsipras jashtë pallatit presidencial, ku kishte shkuar për t’i komunikuar Presidentit Sakellaropoulou që nuk kishte mundur të formonte një koalicion.
“Marr gjithë përgjegjësitë për këtë rezultat, por në fjalorin tim kjo do të thotë të qëndroj dhe të luftoj.”
Zgjedhjet e ardhshme do mbahen me 25 qershor. Tsipras tha në një deklaratë për shtyp se përgjegjësia e tij ishte “parandalimi i perspektivës së të paturit një kryeministër me fuqi të pakontrollueshme drejtuesi suprem”.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
