E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mungon mbrojtja, shtyhet seanca për Bandën e Cërrikut

Tiranë- Një tjetër seancë gjyqësore që nuk zhvillohet për shkak të mungesë së avokatëve mbrojtës. Këtë radhë është shtyrë seanca për “Bandën e Cërrikut”, e cila nuk u zhvillua dot pas në sallë nuk u paraqitën përfaqësuesit e mbrojtjes ligjore të të pandehurve.

Në një situatë të tillë, seanca e parashikuar të zhvillohej sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda u shty për një ditë tjetër.

Të pandehurit e kësaj ish- Bande, akuzohen për vrasjen me armë zjarri të 6 punonjësve të Gardës së Republikës dhe plagosjen e disa efektivëve të policisë më 1997 në Cërrik.

Me cilësinë e të pandehurit në këtë proces janë marrë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda shtetasitLlazar Bicja, Met Bozi, Arjan Toska, Roland Sota (Xhepexhiu), Alban Toska, Skënder Cani, Tomorr Buzani, Bujar Buzani dheEntel Gashi. Pjesa më e madhe e të akuzuarve u arrestuan vitin e kaluar, në një operacion të organizuar nga Policia e Shtetit dhe Prokuroria.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›