Kapen me 2 kg heroinë, arrestohen 5 persona
Tiranë- Pesë persona janë vënë në pranga pak më parë në Tiranë, teksa kanë qenë duke shkëmbyer një sasi prej 2 kg heroinë. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare të policisë, sipas të cilëve operacioni është finalizuar në rrugën e Elbasanit, në kryeqytet.
“Janë arrestuar shtetasit Ardit Bakalli, Denis Caveli, Nikolin Merku, Fatmir Mezini dhe Ibrahim Cani”- thonë të njëjtat burime, duke shtuar se në momentin që janë ndaluar ata kanë qenë duke bërë procedurat për shkëmbimin e mallit.
Policia ende nuk jep detaje rreth operacionit, destinacionit të drogës, apo origjinës së saj. Pritet që gjithcka të zbardhet pas marrjes së pyetje të të arrestuave.