Mungon ministri, anëtarët përzënë zv.ministrin
Prishtinë - Mungesa e Ministrit të Ekonomisë dhe Financave në mbledhjen e Komisionit për Integrime Evropiane, ka shkaktuar pakënaqësi të shumta mes anëtarëve të komisionit. Këta të fundit nuk kanë pranuar që zëvendësministri i Ekonimisë Bedri Hamza, të flas në vend të ministrit të Ekonomisë dhe Financave.
Sipas rendit të ditës, ministri Ahmet Shala duhej të raportonte para komisionit për politikat e ministrisë sa i përket procesit të integrimeve evropiane, por ai, si edhe tri herë të tjera, nuk i është përgjigjur ftesës së këtij komisioni. Anëtarët e Komisionit nuk kanë pranuar t'u flasë zëvendësministri Hamza, duke kërkuar nivel adekuat përfaqësimi.
Kryetarja e komisionit, Zylfie Hundozi, tha se vetë ministri Shala kishte kërkuar që pikërisht në këtë mbledhje të takohej me Komisionin për Integrimeve Evropiane, por në momentin e fundit ai kishte zgjedhur që me komisionin të ballafaqohej zëvendësministri, Bedri Hamza.