E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ende asgjë për datën e gjykimit në Mitrovicë

Mitrovicë - Ende nuk është bërë e ditur se në çfarë date do të zhvillohet gjyqi i nisur e i dështuar një ditë më parë nga tre gjykatësit e EULEX në Mitrovicë. Gjyqi i djeshëm ndaj dy të akuzuarve që ka të bëjë me një rast kriminal të ndodhur në tetor të vitit 2007 e ku të akuzuar janë dy minoritarë serbë, u detyrua të ndërpritet pas protestave të shumta që shoqëruan seancën.

Nga ana tjetër, EULEX ka njoftuar shtyrjen e senacës gjyqësore për shkak të "këshillave serioze" lidhur me situatën e sigurisë. Data e re për fillimin e gjykimit ende nuk është vendosur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›