Miliband, mbërrin sot në Prishtinë

Ambasada britanike në Prishtinë njofton se vizita e Miliband-it është sinjal i qartë i përkrahjes së qeverisë britanike për qeverinë e Kosovës dhe përpjekjet e saj për të arritur objektivat e përbashkëta.
“Britania e Madhe dëshiron ta shohë Kosovën në rrugën e saj kah integrimit euroatlantik dhe se do të vazhdojë të ndihmojë Kosovën për të tejkaluar pasojat e lëna nga konflikti”, thuhet në një njoftim të kësaj ambasade.
Para Prishtinës, Miliband viziton Beogradin, ku do të bisedojë me Presidentin Boris Tadiç dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Vuk Jeremiç.
Ndërkaq, një tjetër shtet evropian, Finlanda, ka bërë të ditur se i kushton vëmendje të posaçme stabilitetit të Kosovës dhe njëherësh përkrah shtrirjen e EULEX-it në tërë territorin e Kosovës.
Kështu deklaroi ministrja e Drejtësisë e Finlandës, Tuia Brax, gjatë një takimi që pati me zv/kryeministrin Hajredin Kuçi dhe homologen e saj, Nekibe Kelmendi. Brax tha se Finlanda është e gatshme ta mbështesë edhe më tutje EULEX-in në ndërtimin e një sistemi ligjor më të mirë se ai që është aktualisht në Kosovë.
Britania e Madhe dëshiron ta shohë Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit euroatlantik dhe se do të vazhdojë ta ndihmojë Kosovën për të tejkaluar pasojat e lëna nga konflikti