Jeremiç: Do shtyhet mbledhja e KS

Sipas ministrit të Jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremiç, mbledhja e 7 nëntorit e Këshillit të Sigurimit të OKB-së kushtuar EULEX-it në Kosovë, sipas gjasave do të shtyhet.
Jeremiç ka deklaruar dje në Beograd se për momentin nuk ka ndonjë marrëveshje për plotësimin e "kushteve të Beogradit".
"Ne qartë kemi përkufizuar se rikonfigurimi i prezencës ndërkombëtare është i mundshëm vetëm nëse nuk zbatohet plani i Ahtisarit, nëse është neutral dhe nëse ka konfirmimin eksplicit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së", ka thënë Jeremiç.
Gjithashtu ai ka sqaruar se nuk ka një marrëveshje as për sa u përket gjashtë pikave që kanë të bëjnë me rolin e OKB-së në të gjitha zonat e Kosovës ku jetojnë kryesisht serbët.