OKB diskuton me 11 nentor per Kosoven

Mbledhja ishte fillimisht caktuar te mbahej me 7 nentor, por u shty per nje date te dyte, gje qe eshte komentuar nga Serbia si “mosplotesim i kushteve te Beogradit ne lidhje me konfigurimin e misionit evropian”.
Ministri i Jashtem serb Vuk Jeremic ne nje deklarate te meparshme kishte deklaruar se “nuk ishte arritur nje marreveshje per plotesimin e kushteve te Serbise per punen e misionit EULEX ne Kosove”.
“Ky mision nuk mund ta zbatoje planin e Ahtisaarit, duhet te jete neutral ndaj statusit. Ai duhet te kete patjeter miratimin i Keshillit te Sigurimit te OKB-se”, eshte shprehur Jeremic.
Ne takimin e KS-se pritet te marre pjese ministri i Jashtem i Kosoves, Skender Hyseni, homologu i tij serb, Jeremic, dhe shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier.